Dr. Sabit Misimi është specialist i Kirurgjisë Torakale. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2008. Pas diplomimit ka shërbyer si mjek dhe oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në vitin 2012. Specializimin në Kirurgji Torakale e ka përfunduar në vitin 2017. Aktualisht punon si kirurg torakal në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK, duke ofruar trajtim profesional për patologjitë e kraharorit dhe mushkërive.
Dr. Halim I. Hajdari është specialist i Mjekësisë Interne me përvojë mbi 37 vjet në mjekësinë primare dhe sekondare. Studimet e Mjekësisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1986, ndërsa specializimin në Mjekësi Interne në vitin 2003. Subspecializimin në Endokrinologji e ka përfunduar në vitin 2017 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë. Fusha kryesore e interesit të tij përfshin patologjitë e mjekësisë interne, me fokus të veçantë në endokrinologji. Pas pensionimit në vitin 2023 nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, aktualisht është i angazhuar në Poliklinikën Unicamed.
Dr. Zijavere Azizi është specialiste e Neonatologjisë me përvojë të gjatë klinike në kujdesin e të porsalindurve. Studimet e Mjekësisë i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1999, ndërsa specializimin në Neonatologji në vitin 2007 në QKUK. Ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale, përfshirë programin pasuniversitar në Ushqyerjen Pediatrike nga Boston University School of Medicine. Ka punuar për shumë vite në Spitalin Regjional të Gjilanit dhe në institucione private shëndetësore. Aktualisht është e angazhuar si specialiste e Pediatrisë – Neonatologjisë në Poliklinikën Unicamed.
Dr. Adnan Biqku është specialist i Neurologjisë me mbi 20 vite përvojë në fushën e mjekësisë. Studimet e Mjekësisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, ndërsa specializimin në Neurologji në periudhën 2008–2013. Aktualisht punon si neurolog në Klinikën e Neurologjisë në QKUK. Nga viti 2017 deri në 2023 ka qenë i angazhuar si asistent universitar në lëndët neurologji, neuropsikiatri dhe psikologji klinike. Ka ndjekur trajnime dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Liridona Kastrati është mjeke e Mjekësisë së Përgjithshme, e lindur më 12.08.1991 në Münsterlingen. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë karrierës profesionale ka qenë e angazhuar në QKMF-në Gjilan dhe Kamenicë. Ka ushtruar veprimtarinë mjekësore edhe në Poliklinikën “Pilatus” në Prishtinë dhe në Avicena Plus, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Që nga viti 2024, është pjesë e Poliklinikës Unicamed.
Dr. Majlinda Esati-Qerimi është specialiste e Neurologjisë dhe Geriatrisë me mbi 13 vite përvojë profesionale në Gjermani. Pas përfundimit të shkollimit dhe karrierës së saj profesionale jashtë vendit, është rikthyer në vendlindje për të ofruar ekspertizën e saj specialistike. Ofron shërbime ambulatore neurologjike dhe geriatrike me fokus në kujdesin ndaj të rriturve dhe moshës së tretë. Aktualisht është e angazhuar në Poliklinikën Unicamed. Vizitat realizohen çdo të shtunë nga ora 12:00 deri në 20:00.
Dr. Arben Xhymshiti është specialist i Kirurgjisë Vaskulare me përgatitje të avancuar në fushën e kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës në vitin 2004. Specializimin në Kardiokirurgji e ka kryer në periudhën 2008–2016, ndërsa nga viti 2019 deri në 2023 ka përfunduar specializimin e dytë në Kirurgji Vaskulare. Provimin specialistik në Kirurgji Vaskulare e ka dhënë në shkurt të vitit 2023. Aktualisht ushtron veprimtarinë e tij si kirurg vaskular, duke ofruar trajtim profesional për sëmundjet e enëve të gjakut.
Dr. Bardhë Selmanaj-Bislimi është specialiste e Alergologjisë me Imunologji Klinike, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2012 në QKUK në Prishtinë dhe QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka përvojë të gjerë klinike në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike dhe imunologjike, përfshirë astmën, urtikarien dhe alergjitë medikamentoze e nutritive. Ka punuar në institucione të rëndësishme shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri, duke ofruar kujdes profesional dhe ndjekje të vazhdueshme të pacientëve.
Dr. Guxim Jashari ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2016. Nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka qenë i angazhuar në QKMF Kaçanik. Në vitin 2025 ka përfunduar specializimin në Pulmologji në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Gjatë karrierës së tij ka fituar përvojë të vlefshme klinike në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit respirator.
Dr. Naim Hoxha është radiolog me përvojë të gjatë profesionale, i specializuar në vitin 2015 në Prishtinë. Ka ndërtuar karrierë të suksesshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Si bashkëthemelues i Klinikës Unicamed, ai ofron interpretim të avancuar dhe profesional të ekzaminimeve radiologjike. Fusha e tij e ekspertizës përfshin Radiografinë (RTG), Ultrazërin, Mamografinë, CT dhe MRI.
Dr. Muharrem Sadiku është specialist i Radiologjisë me mbi 15 vite përvojë në imazherinë mjekësore dhe me specializim në neuroradiologji intervenuese. Studimet e mjekësisë dhe specializimin në Radiologji i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa është trajnuar profesionalisht në institucione të njohura ndërkombëtare në Gjermani, Zvicër, Turqi dhe Holandë. Ka ekspertizë në CT, MRI, mamografi, ultrazë dhe procedura intervenuese, me fokus në patologjitë neurologjike, kardiovaskulare dhe onkologjike. Është ligjërues aktiv në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kontribues në zhvillimin e qendrave të mamografisë dhe Qendrës Nacionale të Strokut në Kosovë. Aktualisht është radiolog në QKUK dhe pronar i Poliklinikës Unicamed.
Dr. Gentian Elezi është specialist i Ortopedisë, i lindur më 03.06.1990 në Gjilan. Studimet e Mjekësisë i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa specializimin në Ortopedi. Ka ndjekur trajnime dhe konferenca profesionale ndërkombëtare në Francë, Gjermani, Austri, Greqi, Kroaci dhe vende të tjera evropiane. Është i trajnuar në metoda bashkëkohore diagnostikuese dhe trajtuese në ortopedi, duke aplikuar praktika moderne evropiane. Fushat e interesit përfshijnë traumat ortopedike, frakturat, sëmundjet e nyjave dhe lëndimet sportive.
Dr. Sejdi Haziri është specialist i Radiologjisë, i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2015. Specializimin në Radiologji e ka përfunduar në Klinikën e Radiologjisë në QKUK në periudhën 2021–2025, ku është vlerësuar si Specializanti i Vitit 2024. Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në fushën e radiologjisë diagnostike dhe intervenuese. Ka përvojë pune si mjek i përgjithshëm në sektorin privat dhe aktualisht është radiolog bashkëpunëtor në Spitalin e Gjilanit. Njëkohësisht, është radiolog dhe bashkëthemelues i Unicamed, ku kontribuon në zhvillimin e shërbimeve radiologjike.